Aktualitet

U godit për vdekje me thikë në sy të miqve, ky është 32-vjeçari i vrarë në Divjakë

Fatkeqësisht Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë.

20 Gusht 2025, 09:06 Nga N.F
U godit për vdekje me thikë në sy të miqve, ky
Viktima

DIVJAKË- I riu që shihni në foto është 32-vjeçari, Besmir Kumria i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Divjakë. Kumria ndodhej në një lokal në fshatin Kryekuq kur 25-vjeçari Xhesion Toromeni shkoi dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij.

Fatkeqësisht Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

 

bemsir kumria vrasja ne divjake

Sondazh

Poll