Aktualitet

Vrasja në Divjakë/ Autori me thikë në dorë shkoi drejt tavolinës ku ishte ulur 30-vjeçari, e goditi për vdekje

Viktima ndodhej së bashku me persona të tjerë kur autori menjëherë e ka goditur me thikë.

20 Gusht 2025, 08:28 Nga N.F
Vrasja në Divjakë/ Autori me thikë në dorë shkoi drejt
Foto

DIVJAKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Divjakë. Mësohet se autori i ngjarjes para se të kryente vrasjen fillimisht ka parkuar mjetin jashtë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe pastaj me thikë në dorë ka shkuar drejt tavolinës ku ndodhej Besmir Kumria.

Viktima ndodhej së bashku me persona të tjerë kur autori menjëherë e ka goditur me thikë. Fatkeqësisht viktima rreth të 30-ave nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve. Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

vrasja ne divjake besmir kumria

Sondazh

Poll