Aktualitet

E rëndë në Divjakë, vritet me thikë një person (EMRI)

Fatkeqësisht i riu nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

20 Gusht 2025, 08:19 Nga N.F
E rëndë në Divjakë, vritet me thikë një person
Foto

DIVJAKË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. Mësohet se një person rreth moshës 30 vjeç është plagosur me thikë.

Fatkeqësisht i riu nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ai është identifikuar si Besmir Kumria. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje tragjike ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për të zbardhur detaje të mëtjeshme.

vrasje ne divjake besmir kumria

Sondazh

Poll