Politike

RAI 3 s’i ndahet Ramës, tjetër kronikë për Vettingun dhe Anti-Shpifjen: Informacioni kalon përmes kryeministrit, radhët

31 Janar 2020, 19:24 Nga DOSJA
RAI 3 s’i ndahet Ramës, tjetër kronikë për Vettingun

TIRANË– Televizioni RAI3 i është përgjigjur sërish kryeministri Edi Rama, i cili një natë më parë hodhi poshtë kronikën e publikuar po nga ky television ku flitej për rritjen e prodhimit të kanabisit, teksa shtonte se fitoi ndaj një gënjeshtre të madhe. Në një tjetër kronike, gazetarja e  RAI 3 i është përkushtuar sërish Shqipërisë teksa flet për ksuhtet që duhet të plotsojë vendi yë për t’u future në Europë.

Folëm për Brexit por është edhe një vend që dëshiron të futet në Europë siç është Shqipëria. Por që duhet të bëjë hapa përpara në lidhje me luftën ndaj koprrupsionit dhe krimit të organizuar. Udhëtimi ynë në këtë vend tregoi rritjen gjitgante të prodhimit të marijuanës në këtë vend, shifra që Policia Shqiptare hedh poshtë këtë vit, por që ndryshe nga e kaluara nuk ka të dhëna zyrtare dhe ne në bazë të informacioneve tona konfirmuam tonat. Shohim se si Shqipëria kërkon të përputhet me standartet europiane në sektorët e tjerë si, drejtësia,”- thotë gazetarja dhe më pas shfaqe kronika, ku banohet më tepër në paketën Anti Shpifje dhe në procesin e Vettingut.

Për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, Shqipëria ka bërë një rishqyrtim në radhët e drejtësisë për të verifikuar nëse mund të justifikojnë të ardhurat që kanë dhe nëse kanë lidhje me mafiozët. Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se deri më tani gjysma e anëtarëve të drejtësisë janë pastruar, është një process që quhet Veting dhe është një nga kushtet e vëna nga Europa. Kjo e bën Shqipërinë që të marrë masa diskrete, dhe të themi të drejtën ka shumë punë për të bërë.

Mëdiat janë në duart e shumë pak pronarëve. Katër familje kontrollojnë 90% të tregut.

Propaganda prodhon politike, politika sjell fuqi, fuqia sjell fonde, fondet financojnë mediat dhe media sjell sërish propagandë. Një rreth ky që përsëritet. Komunikimet politke në Shqipëri kalojnë përmes një kanali të vetëm që është Edi Rama TV, me emrin e vetë kryeministrit,”– thuhet në kronikë, e cila ndërpritet edhe nga fjala e një gazetari shqiptar, Armand Shkullaku.

Gazetarët nuk kanë asnjë lloj mundësie për të marrë një informacion nga qeveria. Mund të jetë vendi i vetëm në botë ku ndodh kjo,”- thotë shkullaku.

Pikërisht këto ditë në Parlament voothet edhe paketa Anti-Shpifje, që në të vërtetë bën që qeveria të kontrollojë mediat. Futja e Shqipëriasë në Europë nuk mund të varet vetëm nga ana ekonomike, por duhet të shihet edhe liria e shprehjes dhe e të informuarit,”- vijon më tej kronika.

Dy ditë më parë, TG3 publikoi një kronikë ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë prokurori Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në. Kjo kronikë solli reagime në Shqipëri. Opozita u shpreh se kjo gjë tregonte se qeveria ka mashtruar në luftën ndaj kanabisit, ndërsa kjo e fundit kërkoi përgënjeshtrim nga autoritetet italiane. Vetëm nja natë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi dy faqe, me anë të të cilave tregonte se kishte përgënjeshtruar shifrat e RAI3 dhe kishte fituar betejën ndaj një gënjeshtre të madhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama perplasjet rama-rai 3 rai 3 per drogen ne shqiperi edi rama perplasjet rama-rai 3 rai 3 per drogen ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 31 Janar 2020, 18:30

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare k...