18 Gusht 2025, 22:57
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me rastin e rrënimit të një objekti që ishte në listën e trashëgimisë kulturore.
Vepra dyshohet se është kryer në periudhën 5 janar 2024 deri më 4 prill të po atij viti, kur sipas Prokurorisë, P.B., në cilësinë e drejtorit për urbanizëm dhe E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe me qëllim “i shkaktojnë dëm Ministrisë së Kulturës duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh.”.
Prokuroria pretendoi se drejtori i urbanizimit në Prizren e ka ditur se kompleksi “Saraji i vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së përhershme kulturore, gjë që pamundëson rrënimin e tij, nuk e ka parandaluar shembjen e objektit.
Ndërkaq, E.Th., sipas Prokurorisë, ka lëshuar vendimin për rrënimin e objektit dhe më pas lejen që investitori A.Xh., të ndërtojë një kompleks banesor në vendin ku më parë gjendej objekti i mbrojtur.
Me këto veprime, Prokuroria tha se trashëgimisë kulturore i është shkaktuar “dëm i pariparueshëm” në vlerë prej gati 16 milionë eurosh.
Kompleksi “Saraji i vjetër” që i përkiste ishte futur në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme në fillim të marsit të vitit 2024. Objekti u rrënua më 27 maj të po atij viti.
Po ashtu, në gusht të vitit të kaluar, ministri tashmë në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për rrënimin e kompleksit “Saraji i vjetër”. Totaj, ndërkaq, kishte mohuar akuzat e Çekut se autoritetet komunale ishin fajtore për rrënimin e këtij kompleksi./REL
kosove
Aktualitet
18 Gusht 2025, 22:41
E. D
Artur Bashimi
ATHINË- Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 47-vjeçarit shqiptar nga Gjirokastra. Vikti...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 22:27
E. D
Artur Turabi
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Agios Panteleimonas në...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 21:50
E. D
pamje nga vendngjarja
ATHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Agios Panteleimonas në Athin&e...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 20:24
E. D
foto ilustruese
BILISHT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bilishtit. Mësohet se një 55 vje&cce...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 18:03
E. D
pamje nga aksidenti
GREQI- Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj 61 vjeç dhe Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe janë tre sh...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 17:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Air Albania, e cila kishte planifikuar të niste fluturime midis Tiranës dhe Lubjanës këtë shtator, ta...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 16:36
E. D
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greq...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 15:54
Esmeralda Topi
foto ilustruese
Në gusht të vitit 2019, një foto e shpërndarë nga faqja satirike “Brryli Broadway” ndezi debat në...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 15:35
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Seanca gjyqësore e cila u zhvilluar në ambientet e spitalit për Aleks Qiqin, autorin e plagosj...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 15:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë ditën e sotme në Tiranë. Në kuadër të opera...