Aktualitet

E rëndë në Bilisht, pas një ndërhyrjeje në klinikë dentare humb jetën 55-vjeçari

Sipas të dhënave, bëhet me dije se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

18 Gusht 2025, 20:24 Nga E. D
E rëndë në Bilisht, pas një ndërhyrjeje në
foto ilustruese

BILISHT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bilishtit. Mësohet se një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare. 

Sipas të dhënave, bëhet me dije se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit, por do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i Policisë: 

Devoll / Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

bilisht

Sondazh

Poll