Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë, 47-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë

Sipas mediave greke shqiptari u qëllua për vdekje në kokë dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200.

18 Gusht 2025, 21:50 Nga E. D
Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë, 47-vjeçari
pamje nga vendngjarja

ATHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë. Mësohet se një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke shqiptari u qëllua për vdekje në kokë dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Sakaq, policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.

athine

Sondazh

Poll