Aktualitet

Plagosi me thikë Ari Kodrën në Dvoran të Korçës, lihet në burg autori 41-vjeçar Aleks Qiqi

Gjykata e Korçës, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar gjatë një konflikti.

18 Gusht 2025, 15:35 Nga E. D
Plagosi me thikë Ari Kodrën në Dvoran të Korçës,
foto ilustruese

KORÇË- Seanca gjyqësore e cila u zhvilluar në ambientet e spitalit për Aleks Qiqin, autorin e plagosjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran të Korçës ka përfunduar.  Gjykata e Korçës, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar gjatë një konflikti.

Vendimi i togave të zeza u mor në linjë me kërkesën e akuzës, duke lënë autorin në qeli deri në përfundim të hetimeve. Pak më herët gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve lidhur me ngjarjen. Në masën detyrim paraqitje janë lënë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Ngjarja është regjistruar pasditen e 15 gushtit në fshatin Mollaj të Korçës. I riu, Ari Kodra u plagos me thikë nga Aleks Qiqi. Autori u vendos në pranga në banesën e tij ku është gjetur i plagosur. Mësohet se autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe është i dënuar për disa vepra penale mes të cilave për drogë. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi. Pas plagosjes së 27-vjeçarit, 4 të arrestuarit kanë reaguar duke goditur Qiqin i cili mbeti edhe ai me dëmtime.

 

aleks qiqi

Sondazh

Poll