Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Greqi, identifikohen tre shqiptarët që humbën jetën

Ndërsa në automjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, gjithashtu banues në Athinë, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

18 Gusht 2025, 18:03 Nga E. D
EMRAT/ Aksidenti tragjik në Greqi, identifikohen tre shqiptarët
pamje nga aksidenti

GREQI- Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj  61 vjeç dhe Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe janë tre shqiptarët që humbën jetën në aksidentit tragjik në autostradën Egnatia në greqi. Aksidenti ndodhi kur një kamion përplasi dy makina dhe në njërën prej të cilave ndodheshin edhe 4 shqiptare.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, gjithashtu banues në Athinë, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

Ndërkohë, shoferi bullgar i kamionit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas përplasjes mjeti shpërtheu në flakë duke e bërë edhe më të vështirë nxjerrjen e trupave nga mjeti.

viktor bushi klarenc kacaj  marianka bushi

Sondazh

Poll