Aktualitet

Makina e shkatërruar nga përplasja, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër, viktima ende i paidentifikuar

Fatkeqësisht shoferi i njërit mjet nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

18 Gusht 2025, 13:15 Nga N.F
Makina e shkatërruar nga përplasja, dalin pamjet nga aksidenti i
Aksidenti

SHKODËR- Pamje nga aksidenti me një viktimë në Shkodër janë publikuar. Siç shihet edhe nga pamjet një nga mjetet është shkatërruar nga përplasja. Pjesa e përparme dhe e sipërme e mjetit është prishur si të ishte prej letre nga përplasja e fortë. Policia bëri me dije se kamioni fillimisht eshtë përplasur me një mjet dhe më pas me një makinë tjetër.

Fatkeqësisht shoferi i njërit mjet nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk është identifikuar ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

aksidenti ne shkoder

Sondazh

Poll