Aktualitet

Aksidentohen tre turistë në Ksamil, motori humb kontrollin dhe përplaset me këmbësorin (VIDEO)

Shoferi turk, Deyvi Varon teksa drejtonte motorin e tij ka humbur kontrollin duke u futur në trotuar. Motomjeti më pas ka përplasur një këmbësor, italianin Salvatore Caruso.

18 Gusht 2025, 11:28 Nga N.F
Aksidentohen tre turistë në Ksamil, motori humb kontrollin dhe
Foto

KSAMIL- Një aksident është regjituar pas pas mesnate në Ksamil. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:10 në hyrje të Ksamilit. Nga aksidenti janë plagosur tre persona. Mësohet se ata të gjithë janë turistë.


Shoferi turk, Deyvi Varon teksa drejtonte motorin e tij ka humbur kontrollin duke u futur në trotuar. Motomjeti më pas ka përplasur një këmbësor, italianin Salvatore Caruso. I plagousri mbeti edhe pasagjeri Mert Faro. Ky i fundit dyshohet se ka thyer këmbën. Të plagosurit u transportuan për mjekim në Spitalin e Sarandës, ndërsa fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne ksamil

Sondazh

Poll