Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë në Spanjë, arrestohet 41-vjeçari në fshatin Papër

Sipas policisë, i arrestuari akuzohet në Spanjë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike". 

18 Gusht 2025, 11:48 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar për drogë në
Foto

ELBASAN- Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 41-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Sipas policisë, i arrestuari akuzohet në Spanjë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike". 

Urdhërarresti ndaj tij është lëshuar dy muaj më parë nga Gjykata e Sabadellit. 41-vjeçari u arrestuar në rrugën e fshatit Papër teksa qarkullonte me automjet. Ai është identifikuar me inicialet E.B. ndërsa po punohet për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Njoftimi:

Kapet në fshatin Papër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën,  kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".  Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.

ne kerkim nderkombetar droge

Sondazh

Poll