Aktualitet

Viti i ri shkollor 2025-2026, më 8 shtator nxënësit drejt bankave të shkollave

Manastirliu ka publikuar edhe detaje  nga pushimet e dimrit për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë, i cili do të jetë nga data 22 dhjetor 2025, deri në 2 janar 2026. Ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në periudhën 30 mars deri në 3 prill 2026.

18 Gusht 2025, 12:01 Nga N.F
Viti i ri shkollor 2025-2026, më 8 shtator nxënësit drejt bankave
Foto

TIRANË- Viti i ri shkollor 2025-2026 mësohet se do të nisë në 8 shtator për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë detaje nga viti i ri akademik. Gjithashut është publikuar data e mbylljes së vitit akademik i cili do të jetë më datë 12 qershor 2026.

Për maturantët viti shkollor do të përfundojë në 29 maj 2026. Manastirliu ka publikuar edhe detaje  nga pushimet e dimrit për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë, i cili do të jetë nga data 22 dhjetor 2025, deri në 2 janar 2026. Ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në periudhën 30 mars deri në 3 prill 2026.

Ajo informoi se regjistrimet online në “e-Albania” për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë deri në 31 gusht. Ndërsa rovimet kombëtare për klasat e 9-a të arsimit bazë do të zhvillohen gjatë periudhës 15-26 qershor 2026, ndërsa Matura Shtetërore në periudhën 1-26 qershor 2026.

shkolla viti i ri shkollor 2025-2026

Sondazh

Poll