18 Gusht 2025, 11:21
Nga N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarre në vend. Në njoftim bëhet me dije se janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në 24 orë. Ministria thekson se nga këto vatra 16 janë shuar dhe 4 janë ende aktive.
Zjarret te Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës, Skrapar, Përmet, Gjuricaj, Shënavlash, Virjon, Memaliaj, Prekal, Mali Kolaj, Patos, Delvinë dhe Shushicë janë shuar. Aktive mbeten dy vatra në fshatin Tërnovë në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë. Atje po vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
Në Fushë Arrëz në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun janë disa vatra jashtë kontrollit, pasi edhe terreni është thyer e i vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
"Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR. Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)
Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve," thuhet më tej në njoftim.
zjarret ne vend ministia e mbrojtjes
Aktualitet
18 Gusht 2025, 10:00
N.F
Foto
ANGLI- Media britanike, The Telegraph në një artikull të publikuar së fundmi ka rikthyer vëmendjen tek bandat shqiptare t&eum...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 09:27
N.F
Foto ilustruese
GËRMENJ- Vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës vijon të jetë aktive ndërsa po punohet...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 07:29
N.F
Foto
TIRANË- Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radh&e...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 07:13
N.F
Foto
TIRANË- Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe h...
Aktualitet
18 Gusht 2025, 07:05
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashik...
Aktualitet
17 Gusht 2025, 22:57
e.d
foto ilustruese
KOSOVË- Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shum&...
Aktualitet
17 Gusht 2025, 22:45
foto ilustruese
QAFË-THANË- Një shtetas polak është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi tent...
Aktualitet
17 Gusht 2025, 21:38
E. D
foto ilustruese
KSAMIL- Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur pë...
Aktualitet
17 Gusht 2025, 21:19
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një gruaje e cila rrezikoi mbytjen në det. ...
Aktualitet
17 Gusht 2025, 21:14
SPAK
Që prej krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pavarësisht buj&eum...