Aktualitet

Vodhën një tabakino gjatë natës në aksin Milot-Lezhë, dy të rinjtë nga Kosova kapen teksa tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi

Sipas policisë të rinjtë kanë marrë produkte të ndryshme dhe janë larguar me mjet.

18 Gusht 2025, 12:24 Nga N.F
Vodhën një tabakino gjatë natës në aksin
Foto ilustruese

LEZHË- Dy 18-vjeçarë nga Kosova janë vënë në pranga teksa tentonin të arratiseshin drejt Malit të Zi pasi kryen një vjedhje. Mësohet se të rinjtë gjatë natës kanë vjedhur një tabakino në aksin Milot-Lezhë.

Sipas policisë të rinjtë kanë marrë produkte të ndryshme dhe janë larguar me mjet. Ata u kapën ndërsa mjeti i përdor është sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vodhën në një tabakino, gjatë natës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga disa orë pas vjedhjes, 2 shtetas kosovarë. Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen. Sekuestrohet automjeti. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:   
 
A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne tabakino ne lezhe

Sondazh

Poll