17 Gusht 2025, 12:59
Nga N.F
Foto
IZRAEL- Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re.
Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.
Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje. Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 27 që janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
Një flamur i madh izraelit me portretet e pengjeve të mbetura, është shpalosur në të ashtuquajturin Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv. Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në qytet, përfshirë autostradën që lidh Tel Avivin me Jerusalemin, duke ua vënë zjarrin gomave dhe duke bllokuar trafikun.
Organizatorët e protestave dhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme të dielën – ditën e parë të javës në Izrael. Në Jerusalem dhe Tel Aviv, shumë biznese janë mbyllur.
Egjipti ka thënë ditëve të fundit se ndërmjetësuesit janë duke negociuar një armëpushim 60-ditor që përfshin lirimin e pengjeve, pasi rundi i kaluar i bisedimeve në Katar ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
Disa pjesëtarë të Qeverisë që kundërshtojnë çdo marrëveshje me Hamasin, i kanë kritikuar protestat e së dielës. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka përshkruar protestën e si “fushatë të dëmshme që shkon në të mirë të Hamasit”.
Ministri i Kulturës, Miki Zohar, ka thënë se bllokimi i rrugëve dhe çrregullimi i jetës së përditshme “është gabim serioz dhe shpërblim për armikun”. Policia izraelite e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj në rrugë, duke thënë se nuk do të tolerohet prishja e rendit publik.
Plani izraelit për të zgjeruar luftën në qytetin e Gazës është kritikuar ashpër nga shumë diplomatë në botë. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për zi buke në Gazë, pasi Izraeli e ka zvogëluar sasinë e ndihmave humanitare që mund të hyjnë në atë territor.
Sulmet e Hamasit në Izrael kanë lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 61.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL
izrale
Bota
17 Gusht 2025, 11:57
N.F
Zonja e pare
SHBA- Letra e plotë e zonjës së Parë, Melania Trump drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin është publikua...
Bota
17 Gusht 2025, 11:41
N.F
Foto
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll ...
Bota
17 Gusht 2025, 10:42
N.F
Droga
ATHINË- Një sasi prej gjysmë ton e substancës narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua sot në Aeroportin e Athinës "Eleft...
Bota
17 Gusht 2025, 10:33
N.F
Foto
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ...
Bota
17 Gusht 2025, 09:45
N.F
Foto
SHBA- Presidenti amerikna, Donald Trump do të presë të hënën homologun e tij, Zelenskyy për të folur në lidhje...
Bota
17 Gusht 2025, 09:26
N.F
Foto
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë se Kina nuk do ta push...
Bota
17 Gusht 2025, 08:44
N.F
Foto
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar politikanët kryesorë evropianë që të marrin pjesë në takimin...
Bota
17 Gusht 2025, 08:02
N.F
Foto
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar vizat për qëllime mjekësore ndaj refugjatëve palest...
Bota
17 Gusht 2025, 07:50
N.F
Foto
INDINEZI- Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi të dielën në m...
Bota
17 Gusht 2025, 07:38
Foto
SHBA- Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe? Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale d...