Bota

"Evropa do dërgojë forca të fuqishme për të mbështetur Kievin", Politico: Rutte dhe Stubb, emrat strategjikë që mund të udhëtojnë në Uashington! Bashkëbisedues të preferuar të Trump

Sipas Politico ideja është që Stubb mund të ndihmojë në parandalimin e çdo përkeqësimi midis Trump dhe Zelenskyy dhe të bindë presidentin amerikan të përfshijë Evropën në çdo bisedë të mëtejshme. 

17 Gusht 2025, 09:45 Nga N.F
"Evropa do dërgojë forca të fuqishme për të
Foto

SHBA- Presidenti amerikna, Donald Trump do të presë të hënën homologun e tij, Zelenskyy për të folur në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Ky takim vjen pas samitit në Alaskë me presidentin Putin. Që bisedimet të japin fryte dhe që Zelenskyy të mos pritet si herën e fundit nga Trump, në Uashington do të shkojnë edhe lider evropianë.

Politico shkruan se ata po ndërmarrin veprime për të forcuar shanset e Kievit. Sipas dy diplomatëve evropianë dhe një personi të njohur me çështjen, janë duke u hartuar plane për të dërguar në takim të paktën një nga bashkëbiseduesit e preferuar të Trump, presidentin finlandez Alexander Stubb.

Sipas Politico ideja është që Stubb mund të ndihmojë në parandalimin e çdo përkeqësimi midis Trump dhe Zelenskyy dhe të bindë presidentin amerikan të përfshijë Evropën në çdo bisedë të mëtejshme.  Evropa dhe Ukraina e shohin samitin e së hënës si çelësin për t'u siguruar që Trump të mos pranojë kërkesat e Putinit që ata i konsiderojnë të papranueshme, siç është dhënia e territorit ukrainas Rusisë, të cilin Moska e ka marrë vetëm pjesërisht nën kontroll.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mund të bëjë gjithashtu udhëtimin në Uashington, sipas një personi të njohur me çështjen. Trump tha se do të takohej së pari me Zelenskyyn të hënën dhe më pas do të kërkonte të mblidhte Putinin dhe udhëheqësin ukrainas për një sesion trepalësh. Putin deri më tani ka refuzuar takimin me Zelenskyy dhe të premten nuk dha asnjë shenjë se e kishte ndryshuar atë qëndrim.

Kancelari Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën së bashku me liderët e tjerë dhe do të vendosin nëse do të udhëtojë dikush për në SHBA dhe se kush do të shkojë për të ndihmuar Zelenskyyn.

trump rutte shba

Sondazh

Poll