Bota

Kishte destinacion SHBA-në, kapen gjysmë ton KHAT në aeroportin e Athinës, droga ishte deklaruar si ngarkesë me perde e çarçafë

Vlerësohet se vlera e sasisë së sekuestruar varion nga 1,500,000 euro.

17 Gusht 2025, 10:42 Nga N.F
Kishte destinacion SHBA-në, kapen gjysmë ton KHAT në aeroportin e
Droga

ATHINË- Një sasi prej gjysmë ton e substancës narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua sot në Aeroportin e Athinës "Eleftherios Venizelos". Droga ishte fshehur si ngarkesë me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura.

Malli ishte tranzit nga Izraeli me destinacion përfundimtar SHBA-në. Në një kontroll të rastësishëm, të kryer nga inspektorët e Departamentit të Kontrabandës së Doganës së Aeroportit të Athinës, në magazinën e përkohshme të mallrave të aeroportit, ata gjetën pakot e fshehura me gjethet e thata KHAT. Vlerësohet se vlera e sasisë së sekuestruar varion nga 1,500,000 euro.

Kjo është sasia më e madhe e kësaj droge të veçantë e gjetur në Athinë. KHAT është një substancë psikotrope që shkakton varësi, e nxjerrë nga bima Catha Edulis, e cila kultivohet në Bririn e Afrikës, në Gadishullin Arabik Jugor dhe përgjatë bregdetit të Afrikës Lindore.

droge ne aeroportin e athines

Sondazh

Poll