Bota

Nesër takimi Trump-Zelenskyy, liderët evropianë sot zhvillojnë konferencë online, do të vendoset se kush do të udhëtojë drejt Uashingtonit për bisedimet

Dje u raportua se 3 liderët evropianë presin një ftesë zyrtare nga SHBA-ja por nuk dihet nëse ka arritur ende.

17 Gusht 2025, 08:44 Nga N.F
Nesër takimi Trump-Zelenskyy, liderët evropianë sot
Foto

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar politikanët kryesorë evropianë që të marrin pjesë në takimin që pritet të zhvillohet të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kanncelari Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën dhe do të vendosin nëse do të udhëtojë dikush për në SHBA.

Gjithashtu nëse vendoset se do të shkojë dikush do të përcaktohet edhe lideri. Dje u raportua se 3 liderët evropianë presin një ftesë zyrtare nga SHBA-ja por nuk dihet nëse ka arritur ende. Trump i ka ofruar Zelenskyyt mundësinë për të marrë me vete në SHBA politikanë evropianë. Takimi midis Trump dhe Zelenskyyt vjen pas samitit me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Alaskë.

zelenskyy trump

Sondazh

Poll