Bota

Trump: Xi Jinping më tha se Kina nuk do të pushtojë Tajvanin për sa kohë jam president i SHBA-së!

Kina e konsideron Tajvanin territor të vetin dhe është zotuar të "ribashkojë" ishullin me forcë nëse është e nevojshme.

17 Gusht 2025, 09:26 Nga N.F
Trump: Xi Jinping më tha se Kina nuk do të pushtojë Tajvanin
Foto

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë se Kina nuk do ta pushtojë Tajvanin për sa kohë që ai është në detyrë. Trump i bëri këto komente në një intervistë me Fox News përpara bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska.

"Ai më tha, 'Nuk do ta bëj kurrë për sa kohë që je president" u shpreh Trump.

Trump dhe Xi patën telefonatën e tyre të parë të konfirmuar gjatë mandatit të dytë të Trump në qershor. Trump tha gjithashtu në prill se Xi e kishte telefonuar, por nuk specifikoi se kur u zhvillua telefonata.

Kina e konsideron Tajvanin territor të vetin dhe është zotuar të "ribashkojë" ishullin me forcë nëse është e nevojshme. Tajvani kundërshton fuqimisht pretendimet e Kinës për sovranitet. Ambasada kineze në Uashington e përshkroi të premten çështjen e Tajvanit si çështjen më të rëndësishme dhe të ndjeshme në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

kina shba trump tajvan

Sondazh

Poll