Bota

SHBA pezullon lëshimin e vizave mjekësore për palestinezët: Kanë filluar hetimet ndaj atyre që kanë hyrë në territorin amerikan

Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se do të lëshojë një numër të vogël vizash.

17 Gusht 2025, 08:02 Nga N.F
SHBA pezullon lëshimin e vizave mjekësore për palestinezët:
Foto

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar vizat për qëllime mjekësore ndaj  refugjatëve palestinezë nga Gaza. Më tej njoftohet se kanë filluar hetimet ndaj atyre që hyjnë në territorin amerikan. Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se do të lëshojë një numër të vogël vizash.

“Të gjitha vizat e vizitorëve për individët me origjinë nga Gaza janë pezulluar ndërsa ne kryejmë një hetim të plotë dhe të detajuar mbi proceset e përdorura ditët e fundit për të lëshuar një numër të vogël vizash të përkohshme mjekësore dhe humanitare”, tha Departamenti i Shtetit në X.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit vjen pas postimeve të aktivistes së ekstremit të djathtë, Laura Loomer e cila pretendon se palestinezët nga Gaza po shkojnë në Shtetet e Bashkuara punojnë për organizatat islamike miqësore me Hamasin dhe se janë të lidhura me Vëllazërinë Myslimane dhe të financuara nga Katari".

"Fola me ekipin e senatorit Tom Cotton, kryetarin e Komitetit të Inteligjencës, dhe ata po hetojnë se si këta banorë të Gazës morën viza për në Shtetet e Bashkuara", shkroi ajo.

shba gaza

Sondazh

Poll