Bota

Tjetër shpërthim pas 4 vitesh në fabrikën e municioneve në Ryazan, 11 të vdekur dhe 130 të plagosur në Rusi

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Elastik, e cila prodhon barut dhe municione.

16 Gusht 2025, 15:17 Nga N.F
Tjetër shpërthim pas 4 vitesh në fabrikën e municioneve
Foto

RUSI- 11 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një fabrikë baruti në rajonin Ryazan në Moskë. Shërbimet ruse të emergjencës thanë se po punonin pa ndërprerje për të riparuar dëmet.

"Fatkeqësisht, 11 persona u vranë", tha Ministria e Emergjencave në mediat sociale, duke postuar foto të rrënojave dhe dëmeve të rënda në një ndërtesë. Ajo shtoi se 130 persona u plagosën në shpërthim.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Elastik, e cila prodhon barut dhe municione. Në vitin 2021, një shpërthim në të njëjtën fabrikë vrau 17 persona. Autoritetet rajonale të Ryazanit shpallën një ditë zie.

“Flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjithë rajonin”, shkroi Guvernatori i Ryazanit.

 

rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 14:50

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...