Bota

Lëvizjet e duarve dhe mimikat, çfarë tregon gjuha e trupit të Trump pas takimit me Putinin

Por gjuha e trupit e Trump tregonte se ishte i zhgënjyer pas bisedimeve me homologun rus. Psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit, britaniku Peter Collett ka dhënë vlerësimet mbi samitin Trump-Putin.

16 Gusht 2025, 14:01 Nga DOSJA
Lëvizjet e duarve dhe mimikat, çfarë tregon gjuha e trupit
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Sytë e gjithë botës dje ishin drejtuar nga Alaska, ku po zhvillohet takimi historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Por gjuha e trupit e Trump tregonte se ishte i zhgënjyer pas bisedimeve me homologun rus. Psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit, britaniku Peter Collett ka dhënë vlerësimet mbi samitin Trump-Putin.

“Kur krahason takimin në pistën e aeroportit me atë që ndodhi në konferencën për shtyp, duket sikur janë dy botë krejtësisht të ndryshme, të paktën sa i përket gjuhës së trupit”, tha ai.

Collett vuri në dukje se kur Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në pistën e aeroportit pas uljes në Alaskë, të dy po e përkëdhelnin njëri-tjetrin në shpatulla, gjeste që zakonisht tregojnë statuset e tyre. Fillimi i takimit ishte më shumë rreth miqësisë, harmonisë dhe afrimit mes tyre pothuajse sikur shqetësimi kryesor i Trumpit ishte ta mbante afërt Putinin.

“Ata krijuan përmes gjuhës së trupit një ndjesi të qartë se ishin dy miq të vjetër që ishin jashtëzakonisht të lumtur që u panë sërish”, tha Collett.

Por, në kohën kur u mbajt konferenca për shtyp pas bisedimeve thelbësore me Putinin, gjuha e trupit të presidentit amerikan kishte ndryshuar ndjeshëm. Ai theksoi faktin se Trump nuk i kushtoi shumë vëmendje Putinit teksa ai fliste dhe shtoi se ai në fakt nuk donte të shikonte Putinin, sepse Putini i kujtonte atij dështimin për të arritur një marrëveshje në ato kushte.

Shtrëngimi i buzëve ishte një gjest përmbajtjeje” që tregonte se po mendonte diçka që nuk guxonte ta thoshte. Trump dukej si një njeri i zhgënjyer, por që po bënte një punë mjaft të mirë për të bindur veten dhe ne se ka shpresë për të ardhmen dhe gjëra të mira që do të vijnë.

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 09:55 e.d

DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...