Bota

"Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë"/ Takimi Trump-Putin, liderët e BE: Do t’i takojë Ukrainës të marrë vendime për territorin e saj

Udhëheqësit thonë se janë të gatshëm të punojnë me Presidentin Trump dhe Presidentin Zelenskyy drejt një samiti trepalësh me mbështetjen evropiane.

16 Gusht 2025, 12:35 Nga E. D
"Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me
udheheqesit europiane

BRUKSEL- Një grup udhëheqësish evropianë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të sotme me Trump dhe Zelenskyy, duke thënë se hapi tjetër tani duhet të jenë bisedime të mëtejshme duke përfshirë Presidentin Zelenskyy. Udhëheqësit thonë se janë të gatshëm të punojnë me Presidentin Trump dhe Presidentin Zelenskyy drejt një samiti trepalësh me mbështetjen evropiane.

“Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë presion mbi Rusinë. Ukraina mund të mbështetet në solidaritetin tonë të palëkundur ndërsa punojmë drejt një paqeje që mbron interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës. Do të jetë detyrë e Ukrainës të marrë vendime në territorin e saj. Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë", vazhdon deklarata.

Udhëheqësit shtuan gjithashtu se janë të vendosur të bëjnë më shumë për ta mbajtur Ukrainën të fortë në mënyrë që të arrijnë fundin e luftimeve dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, shkruan BBC

Deklarata e përbashkët vjen nga:

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Presidenti francez Emmanuel Macron
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Kancelari gjerman Friedrich Merz
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Keir Starmer
Presidenti finlandez Alexander Stubb
Kryeministri polak Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa

be lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 09:55 e.d

DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...