Bota

Pas bisedës me Trump, reagon sërish Zelenskyy: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

Ai përsërit se të gjitha çështjet e rëndësishme për Ukrainën duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe asnjë çështje, veçanërisht ato territoriale, nuk mund të vendoset pa Ukrainën.

16 Gusht 2025, 13:15 Nga E. D
Pas bisedës me Trump, reagon sërish Zelenskyy: Duhet të arrihet
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sërish pas telefonatës me presidentin amerikan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xelensky shprehet se i ka thënë Trump se sanksionet duhet të forcohen ndaj Rusisë nëse nuk ka takim trepalësh ose nëse Rusia përpiqet t'i shmanget një përfundimi të ndershëm të luftës.

"Sanksionet janë një mjet efektiv", shton ai në një deklaratë.

Ai përsërit se të gjitha çështjet e rëndësishme për Ukrainën duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe asnjë çështje, veçanërisht ato territoriale, nuk mund të vendoset pa Ukrainën.

Pas bisedimeve me Trump dhe koordinimit me udhëheqësit evropianë, Zelensky thotë se qëndrimet janë të qarta: “Duhet të arrihet një paqe e vërtetë, një paqe që do të jetë e qëndrueshme, jo vetëm një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”.

Ai bën thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve, për një armëpushim në tokë dhe në qiell, për lirimin e të burgosurve të luftës ukrainas dhe për të ushtruar presion mbi Rusinë ndërsa vazhdojnë luftimet.

“Siguria duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe afatgjatë, me përfshirjen si të Evropës ashtu edhe të SHBA-së”, shton ai.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 09:55 e.d

DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...