Bota

Medvedev: Putin dhe Trump vërtetuan se negociatat pa parakushte janë të mundshme!

Trump, duke folur në konferencën e përbashkët me Putin e quajti takimin me si jashtëzakonisht produktiv, por shtoi se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë.

16 Gusht 2025, 15:01 Nga N.F
Medvedev: Putin dhe Trump vërtetuan se negociatat pa parakushte janë
Foto

RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur se samiti i mbajtur në Alaskë provoi se është e mundur të zhvillohen negociata midis SHBA-së dhe Rusisë pa parakushte. Sipas tij ky takim ishte paqësor dhe pa kërcënime. 

Medvedev më tej u shpreh se presidenti amerikan, Donald Trump refuzoi të përshkallëzonte presionin ndaj Rusisë. Takimi i mbajtur mbrëmjen e djeshme (në orën lokale në Shqipëri) është cilësuar si një fitore për Putin. Sipas analistëve Putin arriti qëllimin që të mos sanksionohej vendi i tij ndërsa SHBA dhe Ukraina nuk fituan asgjë. 

Trump, duke folur në konferencën e përbashkët me Putin e quajti takimin me si jashtëzakonisht produktiv, por shtoi se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë. Trump theksoi se kishte shumë pika për të cilat ranë dakord

"1. Një mekanizëm i plotë për takime të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së është rivendosur. Është paqësor, pa ultimatume dhe kërcënime. 2. Presidenti rus personalisht dhe në detaje i paraqiti udhëheqësit amerikan kushtet tona për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. 3. Pas gati tre orësh bisedimesh, mikpritësi i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të përshkallëzonte presionin ndaj Rusisë. Të paktën për momentin."

medvedev takimi trump-putin

Sondazh

Poll

Bota 16 Gusht 2025, 14:50

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...