16 Gusht 2025, 12:28
Nga E. D
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas takimit historik Trump-Putin në Alaskë. Në një deklaratë, ai thotë se hapat e ardhshëm duhet të përfshijnë Zelenskyn dhe se paqja nuk mund të vendoset pa të. Starmer shprehet se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në pengesimin e Putinit nga ecja përpara dhe se vendet do të “vazhdonin të shtrëngonin vidat në makinën e tij të luftës me edhe më shumë sanksione” derisa ai “të ndalonte sulmin e tij barbar”.
Deklarata e tij e plotë:
Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë. Lidershipi i tij në përpjekje për t'i dhënë fund vrasjeve duhet përgëzuar. Ndërkohë që është bërë përparim, hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenskyy. Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.
Këtë mëngjes, fola me Presidentin Zelenskyy, Presidentin Trump dhe partnerë të tjerë evropianë, dhe të gjithë jemi të gatshëm ta mbështesim këtë fazë tjetër. Unë e mirëpres hapjen e Shteteve të Bashkuara, së bashku me Evropën, për t'i ofruar Ukrainës garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje. Ky është një përparim i rëndësishëm dhe do të jetë thelbësor në pengimin e Putinit që të kthehet për më shumë.
Ndërkohë, derisa ai të ndalojë sulmin e tij barbar, ne do të vazhdojmë t’i shtrëngojmë vidat makinës së tij të luftës me edhe më shumë sanksione, të cilat tashmë kanë pasur një ndikim ndëshkues në ekonominë dhe popullin e Rusisë. Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
keir starmer
Bota
16 Gusht 2025, 11:05
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Social Truth” pas takimit që zhvilloi me...
Bota
16 Gusht 2025, 09:59
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga N...
Bota
16 Gusht 2025, 09:55
e.d
foto ilustruese
SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...
Bota
16 Gusht 2025, 09:41
E. D
Volodymir Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me President...
Bota
16 Gusht 2025, 09:11
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, g...
Bota
16 Gusht 2025, 09:04
E. D
pamje nga permbytjete
PAKISTAN- Një rrebesh i papritur shiu ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme në Pakistanin veriperëndim...
Bota
16 Gusht 2025, 08:51
E. D
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump, Vladimir Putin
SHBA- Shtatë muajt e presidencës Trump përmbajnë "doza" shumë të...
Bota
16 Gusht 2025, 08:43
Nick Paton Walsh
Vladimir Putin
SHBA- Ukraina mund të kishte kaluar një natë edhe më të keqe. Presidenti amerikan Donald Trump dukej i më...
Bota
16 Gusht 2025, 08:30
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
UKRAINË- Mediat ukrainase e kanë kritikuar ashpër samitin në Alaskë midis Presidentit të SHB...
Bota
16 Gusht 2025, 08:23
E. D
Hillary Clinton
SHBA- Donald Trump ka gjetur një aleat të papritur në përpjekjen e tij për Çmimin Nobel për Paqen, tek...