DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje
foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...
Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD.
GJERMANI- Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve:
Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: "Nëntë muaj protesta të udhëhequra nga studentët kundër regjimit në Serbi kanë qenë kryesisht paqësore. Pastaj të martën, përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u përshkallëzuan në qytete të vogla në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka. Të mërkurën, studentët bënë thirrje për protesta nën sloganin Serbi, zgjohu! Qytetarët në kryeqytetin Beograd, si dhe në Novi Sad, Nish, Krushevac, Smederevo, Uzhice, Çaçak, Pançevo dhe Lazarevac, iu përgjigjën thirrjes. Trazira të rënda shpërthyen në disa qytete dhe rreth 70 persona u plagosën ditën e dytë, siç njoftoi Ministria e Brendshme."
"Regjimi është në një kurs konfrontimi me studentët. Njësitë speciale të policisë luajnë vetëm një rol dytësor. Ato nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe kur ka demonstrata të njëkohshme në disa qytete, ato zakonisht janë plotësisht të mbingarkuara. Aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u liruan mbi qytetarët që demonstronin kundër autokracisë së korruptuar dhe për sundimin e ligjit."
Pasi përshkruhet pamja mjaft e ngjashme e këtyre simpatizantëve të Vuçiqit "me qafa të trasha, shpatulla të gjera, që tregojnë muskuj të fortë dhe shpesh me tatuazhe, bluza dhe kapele të zeza, dhe shumë prej tyre janë të maskuar", thuhet se mediat kritike i kanë identifikuar shumë prej tyre si kriminelë me të dhëna të gjera policore.
Artikulli gjithashtu kujton shkurtimisht shembjen në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar. Opozita beson se kjo tragjedi u shkaktua nga "korrupsioni endemik" ndërsa qindra mijëra studentë hynë papritmas në skenën politike, duke këmbëngulur gjatë nëntë muajve të fundit në "rezistencë të palodhur kundër regjimit të Vuçiçit". "Rezistenca studentore tani është forca më e fortë politike në Serbi."
Ivanji dha gjithashtu një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit, përleshjeve dhe dhunës përpara zyrave të partisë SNS, dhe në rrugët e Novi Sadit.
"Të mërkurën, Vuçiç u shfaq në selinë e partisë në Beograd gjatë protestave masive. Atje, ai i inkurajoi anëtarët e SNS-së të përballeshin me demonstruesit. Gazetari i famshëm Milan Qulibrk komentoi për këtë duke thënë se Serbia nuk ka më president. Domethënë, në mes të krizës, Vuçiq mbështeti njërën anë dhe doli përpara si udhëheqës i partisë dhe jo si kreu i shtetit - Vuçiq vetëm formalisht e drejton partinë.
"Të dy njoftuan se çfarë të presin tani: Anëtarët e SNS-së nuk do të tërhiqen më dhe do të mbrojnë shtëpitë dhe pronën e tyre nga sulmet terroriste, sipas parimit: të gjithë për një - një për të gjithë."
"Në vend që thjesht të shpallë zgjedhje të parakohshme, Vuçiq po e zhyt vendin në luftë civile, njoftoi lëvizja studentore në llogarinë e saj në Instagram", shkruan Tagesspiegel.
Gazeta Rheinische Post publikoi një raport të shkurtër mbi atë që po ndodh "Nga Novi Sadi deri në Nish" nën titullin "Protestat antiqeveritare po përshkallëzohen në Serbi".
Gazetari Thomas Roser raporton se Presidenti Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do t'i pastrojë rrugët nga huliganët dhe se nuk do të ketë mëshirë për... ata.
"Në vendin e përçarë politikisht që aspiron anëtarësimin në BE, muaj të tërë protestash për korrupsion janë përshkallëzuar. Vuçiq fajëson kritikët e tij për përplasjet e përgjakshme. Megjithatë, aktivistët studentorë, opozita dhe media e pavarur flasin për trazirat që janë orkestruar nga banditët e partisë në pushtet."
Niklas Zimmermann shkruan për Frankfurter Allgemeine Zeitung gjithashtu se çfarë ka ndodhur në Serbi gjatë tre ditëve të fundit dhe si e shohin studentët dhe qeveria situatën.
"Shkaku specifik i valës së fundit të protestave nuk duhet kërkuar te George Soros, i cili shpesh përmendet si iniciatori i tyre i supozuar, por në provincën veriore serbe. Në qytetin Vrbas, thuhet se u lënduan më shumë se 50 persona. (...) Këto përplasje morën edhe një komponent ndërkombëtar, pasi njëra prej tyre ndodhi në Baçki Petrovac, ku popullsia shumicë është sllovake. Atje, një grup mbështetësish të SNS-së shkatërruan një ekspozitë fotografike që mbështeste protestat e studentëve gjatë një eventi vjetor sllovak.”
"Avokati i Popullit sllovak, Robert Dobrovodski, iu drejtua Avokatit të Popullit serb dhe i kërkoi atij të hetonte veprimet e policisë, të cilët akuzohen se nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Edhe udhëheqësi i opozitës, Michal Simecka, udhëtoi për në Bakçki Petrovac për të shprehur solidaritetin e tij atje. Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili është politikisht i afërt me Vuçiqin, kishte thënë më parë se këto konflikte ishin një çështje e brendshme për Serbinë. Opozita e akuzoi atë se nuk kujdesej për bashkatdhetarët e tij jashtë vendit”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung./DW
foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...
Volodymir Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me President...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, g...
pamje nga permbytjete PAKISTAN- Një rrebesh i papritur shiu ka shkaktuar përmbytje të menjëhershme në Pakistanin veriperëndim...
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump, Vladimir Putin SHBA- Shtatë muajt e presidencës Trump përmbajnë "doza" shumë të...
Vladimir Putin SHBA- Ukraina mund të kishte kaluar një natë edhe më të keqe. Presidenti amerikan Donald Trump dukej i më...
Vladimir Putin dhe Donald Trump UKRAINË- Mediat ukrainase e kanë kritikuar ashpër samitin në Alaskë midis Presidentit të SHB...
Hillary Clinton SHBA- Donald Trump ka gjetur një aleat të papritur në përpjekjen e tij për Çmimin Nobel për Paqen, tek...
foto ilustruese SERBI- Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protest...
foto ilustruese HOLANDË- Kur mendoni për hapin e radhës në karrierë, me shumë gjasa keni në mendje një rritje page...