Bota

Pas takimit me Putin, Trump telefonoi Zelenskyn, bisedës iu bashkuan edhe liderët e Europës

Trump zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland pak pas orës 2 të mëngjesit, pasi përfundoi samiti i tij me Presidentin rus Vladimir Putin.

16 Gusht 2025, 09:11 Nga E. D
Pas takimit me Putin, Trump telefonoi Zelenskyn, bisedës iu bashkuan edhe
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit të tij për tu kthyer nga Alaska. Trump zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland pak pas orës 2 të mëngjesit, pasi përfundoi samiti i tij me Presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti e kaloi pjesën më të madhe të fluturimit gjashtëorësh në telefon, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Pas telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me përfaqësuesit e NATO-s, tha ajo.

Gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Putinin, pas takimit të tyre dy orë e gjysmë, Trump u zotua të zhvillojë telefonata si me Zelenskyn ashtu edhe me zyrtarët e NATO-s.

"Sigurisht që do ta telefonoj Presidentin tonë Zelensky dhe do t'i tregoj për takimin e sotëm", tha Trump gjatë konferencës.

Kush iu bashkua telefonatës Trump-Zelensky?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
Presidenti i SHBA -së Donald Trump
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Keir Starmer
Presidenti francez Emmanuel Macron
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Kancelari gjerman Friedrich Merz
Presidenti polak Karol Nawrocki
Presidenti finlandez Alexander Stubb
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Mark Rutte
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

vladimir putin

Sondazh

Poll