Bota

Pas më shumë se 2 orësh, përfundon takimi dypalësh Trump-Putin

Në vijim pritet të zhvillohet një drekë zyrtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve.

16 Gusht 2025, 00:31 Nga DOSJA

Pas më shumë se 2 orësh, përfundon takimi dypalësh

ALASKË- Është mbyllur sapo takimi dypalësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shënuar përfundimin e pjesës së parë të samitit.

Në vijim pritet të zhvillohet një drekë zyrtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve.

Takimi mes dy liderëve ka zgjatur mbi dy orë e gjysmë, duke e tejkaluar në kohë edhe atë të zhvilluar në Helsinki në vitin 2018. Sipas agjencisë Bloomberg, ky është takimi më i gjatë i zhvilluar ndonjëherë mes Trump dhe Putin, një fakt që tregon për intensitetin dhe rëndësinë e diskutimeve që janë zhvilluar.

Sondazh

Poll