Bota

Lavrov dhe Ushakov do t'i bashkohen Putinit në takimet me Trump, presidenti amerikan në krah Rubion dhe Witkoff

Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë veteranë që janë qendrorë në formësimin e politikës së jashtme ruse.

15 Gusht 2025, 21:20 Nga N.F
Lavrov dhe Ushakov do t'i bashkohen Putinit në takimet me Trump,
Takimi

ALASKË- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe këshilltari i politikës së jashtme ruse, Yuri Ushakov do të jenë me presidentin Putinin në takimin tre-me-tre me homologun amerikan, Donald Trumpin. Këtë detaj e ka konfirmuar zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë veteranë që janë qendrorë në formësimin e politikës së jashtme ruse. Lavrov ka drejtuar ministrinë e jashtme për më shumë se 20 vjet dhe Ushakov, një këshilltar kyç presidencial për më shumë se një dekadë, më parë shërbeu si ambasador i Rusisë në SHBA.

Trump shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i tij special, Steve Witkoff. Rubio, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër Rusisë, dhe Witkoff, i cili ka zhvilluar bisedime direkte me udhëheqës rusë për muaj të tërë, po ofrojnë mbështetje strategjike dhe këshilla gjatë diskutimeve.

Tema kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Takimi i jep Trumpit një shans për t’i provuar botës se mund të arrijë negociata ashtu siç ka premtuar edhe para se të rizgjidhej president. Ai dhe aleatët e tij e kanë paraqitur atë si një negociator të rëndësishëm që mund të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

takimi trump-putin

Sondazh

Poll