Bota

Takimi me Putin në Alaska, Trump mbërrin i pari, zbret nga Air Force One në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson

Një tabelë e madhe "Alaska 2025", e shoqëruar nga katër avionë luftarakë të parkuar dhe qilima të kuq, u vendos në pistën e Bazës së Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage për mbërritjen e udhëheqësve.

15 Gusht 2025, 21:00 Nga N.F
Takimi me Putin në Alaska, Trump mbërrin i pari, zbret nga Air Force
Trump

ALASKË- Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka zbarkuar me Air Force One në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson në Alaska për një takim të rëndësishëm me homologun rus Vladimir Putin. Trump ishte planifikuar të takohej me presidentin e Rusisë në aeroplanin e tij.

Një tabelë e madhe "Alaska 2025", e shoqëruar nga katër avionë luftarakë të parkuar dhe qilima të kuq, u vendos në pistën e Bazës së Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage për mbërritjen e udhëheqësve. Takimi i jep Trumpit një shans për t’i provuar botës se mund të arrijë negociata ashtu siç ka premtuar edhe para se të rizgjidhej president. Ai dhe aleatët e tij e kanë paraqitur atë si një negociator të rëndësishëm që mund të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

trump samiti trump-putin

Sondazh

Poll