Bota

Pas mbërritjes në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson, Trump dhe Putin largohen së bashku me makinën e presidentit të SHBA

Dy liderët patën një bisedë miqësore ndërsa në sfond gazetarët kërkonin përgjigje për pyetjet e tyre në lidhje me samitin e rëndësishëm.

15 Gusht 2025, 21:23 Nga N.F
Pas mbërritjes në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson, Trump dhe
Makina

ALASKË- Pas mbërritjes në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson, Trump dhe Putin janë larguar së bashku me makinën e presidentit të SHBA. Dy liderët patën një bisedë miqësore ndërsa në sfond gazetarët kërkonin përgjigje për pyetjet e tyre në lidhje me samitin e rëndësishëm.

Pas bisedës së shkurtër ata u futën në mjet ndërsa deri më tani duket se marrëdhënia e dy presidentëve është e mirë dhe miqësore ndërsa pritet që takimet të kenë një rezultat të kënaqshëm dhe Trump të arrijë një armëpushim.

Mediat amerikane e kanë cilësuar priten e Putin si një pritje të ngrohtë që rusët shpresonin pasi presidenti rus i cili ishte dënuar nga paraardhësi i Trump, Joe Biden, tani po mirëpritet në tokën amerikane me buzëqeshje.

takimi trump-putin

Sondazh

Poll