Bota

“A do të ndaloni së vrari civilë?"/ Breshëri pyetjesh ndaj Putin gjatë takimit me Trump, presidenti rus ngre supet (FOTO)

Në një moment Putin dëgjon një pyetje të një gazetareje e cila insistoi dhe e përsëriti disa herë. 

15 Gusht 2025, 21:41 Nga N.F
“A do të ndaloni së vrari civilë?"/ Breshëri
Takimi

ALASKË- Teksa dy presidentët po zhvillonin një bisedë me njëri-tjetrin pas zbritjes nga avionët presidenciale, gazetarët janë futur direkt në "aksion" me pyetje. Fillimisht kjo nuk i bezdisi si presidentin Trump dhe homologun e tij, Putin të cilët i injoruan pyetjet. Në një moment Putin dëgjon një pyetje të një gazetareje e cila insistoi dhe e përsëriti disa herë. 

“A do të ndaloni së vrari civilë?" ishte pyetja që i kapi veshi Putin i cili fillimshti bëri me shenjë drej veshit se nuk e dëgjon.

Pasi gazetarja e përsërit pyetjen, Putin ngre supet duke nënkuptuar se nuk e di. Pas kësaj dy liderët shkojnë drejt mjetit presidencial të Trump dhe largohen për të vijuar me axhendën.

takimi trump-putin

Sondazh

Poll