Bota

Takimi me Trump, mbërrin edhe Putin në Anchorage

Putin nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara që nga një takim i vitit 2015 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

15 Gusht 2025, 21:03 Nga N.F
Takimi me Trump, mbërrin edhe Putin në Anchorage
Foto

ALASKË- Presidenti rus, Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Anchorage të Alaskës për samitin SHBA-Rusi. Putin nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara që nga një takim i vitit 2015 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin në vitin 2023, bazuar në akuzat për krime lufte. Por SHBA-të nuk janë anëtare të këtij organi global, kështu që zyrtarët nuk kanë detyrim ta arrestojnë atë. 

Tema kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të ndjeshme si kufijtë dhe shkëmbimi i territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Takimi fillestar do të jetë ‘kokë më kokë’, i ndjekur më pas nga një sesion me delegacionet përkatëse dhe një drekë pune.

putin takimi putin-trump

Sondazh

Poll