15 Gusht 2025, 15:12
Nga N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që në buxhetin 2026-2 të financojë rreth 26 milionë euro shtesë, të cilat nevojiten për pagat e stafeve mjekësore dhe blerjen e disa pajisjeve që lehtësojnë ndërhyrjet ndaj personave me mpiksje gjaku, nga e cila rrezikohet hemorragjia cerebrale.
Sipas propozimit një fond prej 400 milionë lekësh është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për të implementuar politikën e re të pagave, që synon të unifikojë përllogaritjen e vjetërsisë në punë të stafit mjekësor me atë të nëpunësve civilë.
Ministria ka parashikuar gjithashtu investime për shërbimet specifike spitalore. Për trombektominë në QSUT, një shërbim që pritet të përfitojë rreth 300 pacientë në vit, janë kërkuar fonde ekstra 480 milionë lekë ose rreth 4.8 milionë euro.
Trombektomia është një procedurë mjekësore që përdoret për heqjen e mpiksjes së gjakut nga një arterie. Kjo është zakonisht e nevojshme kur mpiksja shkakton bllokim të qarkullimit të gjakut, gjë që mund të çojë në goditje cerebrale (stroke) ose infarkt të zemrës.
Në fushën e shpenzimeve kapitale, për vitin 2026 janë kërkuar fonde shtesë për blerje pajisjesh 250 milionë lekë ose 3.5 milionë euro për Gamma Knife në neurokirurgjinë e QSUT dhe 200 milionë lekë për pajisje biomjekësore të tjera.
Gamma Knife është një pajisje mjekësore shumë e specializuar që përdoret për kirurgji të saktë të trurit pa nevojën për një operacion të hapur. Punon me rreze të fokusuar të rrezatimit që shkatërrojnë qelizat e dëmtuara ose tumorale në tru dhe përdoret për tumoret e trurit, malformacionet vaskulare dhe disa probleme neurologjike.
Në krahasim me rajonin dhe BE-në, pajisjet shëndetësore në spitalet publike shqiptare janë të pakta dhe të vjetruara.
Shqipëria është ndoshta ndër vendet e vetmë në Europë e cila ende nuk ka një Pet-scaner në spitalet publike pajisje MRI ose aparate moderne laboratorike, të cilat konsiderohen standarde bazë edhe në vendet e rajonit. Kjo ndikon direkt në kapacitetin diagnostikues dhe shërbimin ndaj pacientëve.
Shumë aparatura funksionojnë ende me teknologji të vjetruar, duke kufizuar precizitetin dhe shpejtësinë e diagnozës. Edhe kur ekzistojnë pajisje moderne, mungon personeli i trajnuar ose fondet për mirëmbajtje, gjë që rrit rrezikun e ndërprerjes së shërbimit./ Monitor
ministria e shëndetësisë goditjet në tru
Aktualitet
15 Gusht 2025, 14:36
Gjykata e Beratit
BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje", për katër personat që u arre...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 13:35
Marsela Myrta
foto ilustruese
A., fshiu lotët dhe pasi shtrëngoi nofullat, nxitoi hapin për të hyrë brenda në Komisariatin e Elbasanit. &nb...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 13:27
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë n...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 13:00
E. D
GJIROKASTËR- Policia bën me dije se fjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1&rdquo...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 12:40
Doksan Dushku
TIRANË- Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, ka bërë kërkesë n&e...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 12:19
E. D
Eraldo Xhejo
MALIQ- Familja Xhejo në fshatin Zvirinë të Maliqit, ka hapur dyert e mortit. Pasditen e sotme në orën 16:0...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 11:37
E. D
foto ilustruese
MALIQ- Detaje të vijojnë të dalin nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Bëhet me dije se pas ngjarjes...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 11:33
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak t...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 11:05
foto ilustruese
KORÇË- Policia ka arrestuar dy persona, lidhur me dhunën e futbollistit Saleh Salem, të skuadrës s&eu...
Aktualitet
15 Gusht 2025, 10:47
E. D
foto ilustruese
GJINAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën malore të Gjinarit në Elbas...