Aktualitet

VIDEO/ Po transportonin ilegalisht 20 emigrantë drejt Shkodrës, vihen në pranga tre persona në Gjirokastër

Në kuadër të dy operacioneve janë vënë në pranga tre persona që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

15 Gusht 2025, 13:00 Nga E. D

VIDEO/ Po transportonin ilegalisht 20 emigrantë drejt Shkodrës, vihen

GJIROKASTËR- Policia bën me dije se fjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Në kuadër të dy operacioneve janë vënë në pranga tre persona që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

Gjithashtu në kuadër të veprimeve, u sekuestruan tre automjete të përdorura për transportin si dhe celularët e personave të arrestuar. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve, operacionet "Attempt 3" dhe "The bridge 1", kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Për të dyja operacionet arrestohen 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi. Sekuestrohen 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar "Attempt 3", Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Andon Poçit", duke transportuar 10 emigrantë.

Në kuadër të operacionit "The bridge 1 ", Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll