Aktualitet

Vrau me breshëri automatiku vajzën e tij shtatzënë/ Doksan Dushku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin

Dushku bëri rekursin për shkak të shfuqizimit të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve.

15 Gusht 2025, 12:40 Nga DOSJA
Vrau me breshëri automatiku vajzën e tij shtatzënë/ Doksan
Doksan Dushku

TIRANË- Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për lehtësimin e dënimit. Dushku bëri rekursin për shkak të shfuqizimit të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve.

“Revokimin e vendimit nr. 69, date 02.06.2015 i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, vendim i cili eshte lene ne fuqi dhe ka marre forme te prere me vendimin nr. 74, date 07.07.2015 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, per shkak te shfuqizimit te paragrafit te dyte te nenit 55 te K.Penal, shtuar me ligjin nr. 144/2013, shfuqizuar me vendimin nr. 9, date 26.02.2016 te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Caktimi i denimeve per disa veprave penale (neni 55 i K.Penal) ne fuqi te jepet nje denim i vetem, me 21 vite burgim qe perbehet nga denimi me i rende i shtuar. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale perfundimisht denimin me 14 vjet burgim. Baza ligjore: Neni 29/3 i Kushtetutes, nenet 479, 480 te K.Pr.Penale,nenet 3/3 dhe 55 te K.Penal, vendimi nr. 9, date 26.02.2016 i Gjykates Kushtetuese”, thuhet në kërkesë.

Krimi ka ndodhur në datë 28.05.2014, rreth mesit të ditës. Doksan Dushku, 80-vjeçari nga Dibra, u akuzua dhe gjykua për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë, Fatmira Doksani, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë. Nga hetimi rezultoi se shkak i vrasjes ka qenë shtatzënia e 21-vjeçares. Sipas Prokurorisë, ky fakt është vënë re nga familja e saj disa javë para ngjarjes. I pandehuri Doksan pohoi gjatë hetimit se të bijën e kishte vrarë ai, dhe se këtë e kishte bërë ngaqë ajo e kishte bërë me turp të madh, ngaqë kishte ngelur shtatzënë, duke mos qenë as e fejuar e as e martuar, dhe se kjo kishte qenë e papranueshme për atë.

doksan dushku fatmira dushku

Sondazh

Poll