Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32-vjeçari në Fier, i dënuar me 5.4 vite burg në Itali për drogë
Tiranë- Policia e Fierit ka zhvilluar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në prangat e Policisë ka rënë 32-vjeçari Mariglen Metushi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata italiane e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Fierit ka zhvilluar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Komisariati i Policisë Fier dhe Interpol Tirana. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, 1 i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.
Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirorganizuar, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: • Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Në vijim të kontrolleve të ushtruara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin: • K. B, 31 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i mallrave të vjedhur”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Njerëzit e mi do u japin një video”, Ylli Rakipi flet për gjyqin me Ramën: Është rast unikal, kryeministri thotë se
Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sërish sot i pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për padinë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, ...
“Më shumë vlerësohet një qen se ne!” 500 banorë në Shëngjin lihen në mëshirë të fatit pas tërmetit: Nuk kemi mar
THUMANË– Ashtu siç është bërë e ditur para disa ditësh, 500 nga banorët e strehuar në Shengjin janë larguar pasi kanë marrë bonuset e qirase.Në ambi...
Vranë e masakruan pa mëshirë Jak Prengën/ Kushërinjtë Hajri se prishin terezinë, të relaksuar brenda kafazit të qelqtë
TIRANË- Dalin pamjet e para të fisit Hajri në Gjykatë për pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga. Siç duket edhe nga pamjet ...
I biri i përfshirë për vrasjen e Jak Prengës, i ati përlotet, me zë të dridhur e mbron: Atë ditë ishte tek tezja, jam f
TIRANË– Babai i Elton Hajrit, Shkëlqim Hajri, ka folur për mediat menjëherë pas seancës në Gjykatën Penale, ku ndaj të birit u vendos “arrest me burg”.Ai u...
Lufta për një… PAMJET e qytetarëve që presin me orë të tëra në radhë për ABONE
TIRANË- Të marrësh një abone është luks në Tiranë. Një video e publikuar sot nga JOQ vërteton këtë, pasi shihen dhjetëra qytetarë që presin në radhë pranë ...
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flet avokati i 5 të arrestuarve: Në Gjykatë pamjet ishin të printuara bardh e zi, nuk d
Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Penale ka dhënë sërish masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës.Për ...
Vrasja e Prengës/ZBARDHET dëshmia e të pandehurve në gjyq: Kompleksin e kishim mbyllur, s’e dimë kush ka hyrë. Leonard H
TIRANË– Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se në seancë të pandehurit janë shprehur s...