Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flet avokati i 5 të arrestuarve: Në Gjykatë pamjet ishin të printuara bardh e zi, nuk d

31 Janar 2020, 11:12 Nga DOSJA
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flet avokati i 5 të

Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Penale ka dhënë sërish masën e sigurisë  “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës.

Për këtë vendim avokati i të pandehurve, Arbër Hoxha deklaroi se në gjykatë Prokuroria nuk kishte dorëzuar pamje nga resorti por vetëm foto bardh e zi, që sipas tij nuk dalloheshin personat që ndodheshin në të.

“Është bërë e modës masa “arrest me burg” për çdo vepër penale. Gjykata i mori të mirëqena faktet. Gjykata i kishte të printuara pamjet, i kishte të stampuara. Fakti që këta perosna mund të kenë qenë në resort kjo nuk do të thotë që ata janë autorët.  Pamjet ishin të printuara bardh e zi dhe në to nuk dukej asnjë gjë. Nuk dalloheshin fytyrat e të pandehurve. Të pandehurit deklaruan që nuk kanë lidhje me veprën penale.”, u shpreh ai.

Gjykata la sot në burg: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Të arrestuarit akuzohen se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër hoxha pengmarrje ne kamez arbër hoxha pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll