Aktualitet

“Njerëzit e mi do u japin një video”, Ylli Rakipi flet për gjyqin me Ramën: Është rast unikal, kryeministri thotë se

31 Janar 2020, 12:43 Nga DOSJA
“Njerëzit e mi do u japin një video”, Ylli Rakipi flet

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sërish sot i pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për padinë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rakipi u shpreh se është rast unikal në vendin tonë, që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do t’i fitojë të 60 gjyqet që ai ka. Gazetari ka shtuar më tej se njerëzit e tij do të shpërndajnë  një video, ku kryeministri thotë deklaratën e mësipërme.

“Bashkë me avokatin, unë jam në një seancat e radhës në gjyqin me kryeministrin e vendit Edi Ramën. Në fakt ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqsore që kryeministri Edi i ka montuar kundër shumë njerëzve, ka 60 padi dhe kjo është një nga ngjarjet më unikale, një nga thëniet më unikale të tij që unë do t’i fitoj të 60 gjyqet që kam. E ka bërë këtë deklaratë në Kuvend, e ka bërë dje. Ai ka në dorë gjykatat, ai ka në dorë Vettingun, ai ka në dorë gjithçka, do të bëjë çfarë ai ka në dorë në këtë vend. Sigurisht që gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shqiptarët kanë shkuar në gjykatat Europiane, ndërkombëtare për të realizuar gjërat e tyre. Unë i them Ramës të vijë këtu në seancat gjyqësore dhe të përplaset me njerëzit që ka hedhur në gjyq dhe jo të dërgojë avokatët të parapërgatitur dhe se çfarë do të bëjnë dhe se çfarë trupi gjykues vendos. Njerëzit e mi do ju shpërndajnë ju një video, ku kryeministri thotë që do të fitojë 60 gjyqe, rasti më unikal në botë. Unë do të realizoj të gjitha shkallën, unë kam dy procese me Ramën dhe akuzohen se kam fyer Ramën, i cili u ka thënë gazetarëve kadri, kazan e të tjera”, është shprehur ai.

Kryeministri Edi Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi në 5 mars 2019, bashkë me ish-deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Petrit Vasili dhe Sali Berisha. Politikanët janë paditur duke marrë shkas në shumicën e rasteve për deklaratat  e tyre në studio televizive, por edhe në konferenca për shtyp, ndërsa gazetari Ylli Rakipi është paditur për një shkrim të bërë në tetor të 2018 me titull “A mund të lidhet Edi Rama?”

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet padia e ramës ndaj rakipit ylli rakipi padia e ramës ndaj rakipit ylli rakipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 12:14

TIRANË- Vajza e aktorit Xhevdet Ferri, që u nda nga jeta 2 javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë, ka disa fjalë ku shpreh dhimbjen për largimin nga jeta...

Aktualitet 31 Janar 2020, 12:01

TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre alarmin se korona-virusi është më i rrezikshëm se armët bërthamore. Përmes një postimi në rrje...