Aktualitet

Lufta për një… PAMJET e qytetarëve që presin me orë të tëra në radhë për ABONE

31 Janar 2020, 11:15 Nga DOSJA
Lufta për një… PAMJET e qytetarëve që presin me

TIRANË- Të marrësh një abone është luks në Tiranë. Një video e publikuar sot nga JOQ vërteton këtë, pasi shihen dhjetëra qytetarë që presin në radhë pranë pikave të shpërndarjes për të marrë vetëm një abone.

Data shënon 31 janar dhe të gjithë shkojnë për të marrë abonenë e tyre mujore, e blejnë 1600 lekë, por Bashkia e Tiranës dhe shoqatat e transporteve nuk hedhin në treg aq abone sa kërkohen, por duan të shesin vetëm biletën që tashmë prej vitesh është 40 lekë.

Qytetarët janë të detyruar që të presin në radhë për abone edhe me çmimin e rritur, por nuk e marrin dot. Kjo është situata dramatike në pikat e shpërndarjes së aboneve, por nga ana tjetër Bashkia Tiranë fiton çmime për menaxhimin më të mirë të trasnportit publik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll