Aktualitet

Vrasja e Prengës/ZBARDHET dëshmia e të pandehurve në gjyq: Kompleksin e kishim mbyllur, s’e dimë kush ka hyrë. Leonard H

31 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
Vrasja e Prengës/ZBARDHET dëshmia e të pandehurve në gjyq:

TIRANË– Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se në seancë të pandehurit janë shprehur se resorti ka qënë i mbyllur pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në kompleks nuk ka punuar asnjë person. Nuk e dimë kush mund të hyrë apo vepruar në kompleks. Kompleksi i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti,”-janë shprehur ata para gjykatës. 

Ndërsa Leonard Hajri ka rrëfyer se jetonte në Itali si emigrant edhe pse ka qënë i dënuar për trafik droge.

“Kam ardhur para ca kohësh dhe jam i dënuar në Itali për drogë. Jetoj aty si emigrant. Ndërsa në Shqipëri nuk jam dënuar ndonjëherë.” ka thënë Leonard Hajri para trupës gjykuese.

Gjykata la sot në burg: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Të arrestuarit akuzohen se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

(k.m/dosja.al)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard hajri pengmarrje ne kamez leonard hajri pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll