Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

14 Gusht 2025, 19:43 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i
Pamje nga vendi i ngjarjes

MALIQ- Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar. Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë. Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.


Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.  Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50. Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

vrasja e 14-vjeçarit në maliq erald xhejo

Sondazh

Poll