Aktualitet

Aksident në segmentin Lushnje- Berat, përplasen dy makina, shkak moszbatimi i rregullave nga dy automjetet

Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur pasi mjeti tip "Audi" tentoi të kalonte nga ana tjetër e rrugës dhe u përplas nga minifurgoni i cili ishte në parakalim.

14 Gusht 2025, 16:52 Nga N.F
Aksident në segmentin Lushnje- Berat, përplasen dy makina, shkak
Aksidenti

BERAT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Lushnje- Berat. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë Karbunarës. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur pasi mjeti tip "Audi" tentoi të kalonte nga ana tjetër e rrugës dhe u përplas nga minifurgoni i cili ishte në parakalim.

Një person është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të mos zbatimit të kodit rrugor nga të dy mjetet.

aksident ne aksin lushnje-berat

Sondazh

Poll