14 Gusht 2025, 17:37
Nga N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme duke publikuar të dhëna të reja në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Ministria bën me dije se aktualisht janë aktive 23 vatra zjarri. Sipas njoftimi pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike.
Ministra thekson se vijon puna për shuarjen e flakëve te Syri i Kaltër. Gjithashtu po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Sipas njoftimit në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”.
Zjarret aktive në vend: Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse.
Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren. Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjës të AdZM dhe forca vullnetare.
Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, në operacion 8 zjarrfikës, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbështetje nga një helikopter. Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë, dje u evakuuan 20 banorë. Në terren po operojnë zjarrfikës, punonjës të AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).
Velçan (Berat) – Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa 20 efektivë shtesë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.
Orizaj (Skrapar) – Zjarr në shkurre, pa rrezik për banesat, nën monitorim. Vokopolë (Poliçan) – Vatra me intensitet të ulët, nën monitorim. Mbrakull (Poliçan) – Situatë e qetë dhe nën kontroll. Ibë (Tiranë) – Zjarr i vënë nën kontroll, u shmang rreziku për banesat. Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë) – Vatra e vënë nën kontroll, pa rrezik për banesat.
Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – Vatra është vënë nën kontroll, pas një pune mjaft të vështirë për shkak të terrenit. Spanesh, Kazie (Rrogozhinë) – Zjarr i izoluar, nën vëzhgim. Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vënë nën kontroll, situata e qetë. Hormovë (Tepelenë) – Zjarr në lartësitë e Majës së Golikut; një vatër tjetër pranë antenave të RTSH, po mbahet nën monitorim.
Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – Është ndërprerë përhapja drejt fshatit Nartë, pas punës së forcave. Në terren zjarrfikës, forca bashkiake, FA dhe vullnetarë. Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr në shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; në terren forca zjarrfikëse, FA dhe vullnetarë.
Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz) – Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.
Gërmenj (Kolonjë) – Zjarr në pyje pishe, në operim nga forcat zjarrfikëse. Velës (Mirditë) – Zjarri në pyll pishe, në terren forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vështirësi për shkak të dendësisë së bimësisë.
ministria e mbrojtjes zjarret ne vend
Aktualitet
14 Gusht 2025, 17:12
N.F
Foto
LEZHË- Drejtori i ASHK-së Lezhë, Altin Gjergji ka nisur prej ditësh pushimet e tij ndërsa rezulton se ai është...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 17:04
N.F
Berat
BERAT- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim pasditen e sotme ku ka bërë me dije se pas disa orësh ësht&eum...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:52
N.F
Aksidenti
BERAT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Lushnje- Berat. Mësohet se aksidenti ka ...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:27
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një burrë 39-vjeçar shqiptar. I arrestuari mësohet se i...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:08
N.F
Vendi ku u vra Visha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar Eduart Lamin, i cili u prangos pas vrasjes s...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:58
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë së fundmi me një njoftim në lidhje me rinovimin e vizave. Pë...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:35
N.F
Selenice
SELENICË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Sevaster- Vajzë. M...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:24
N.F
Mjeti i gjetur
GREQI- Autoritetet greke kanë nisur hetimet në lidhje me një mjet shpërthyes të improvizuar i cili dyshohet se do t...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 14:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që vendi ynë &eu...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 13:23
E. D
pamje nga arrestimi
BERAT- Dy kushërinj janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratiti, pasi kishin kultivuar kanab...