Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Dy adoleshentët nuk ishin nga fshati ku ndodhi ngjarja, autori i dyshuar i plagosur në spital

Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar nuk janë nga fshati Pirg, ku ka ndodhur plagosja. Viktima bëhet me dije se është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

14 Gusht 2025, 19:23 Nga N.F
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Dy adoleshentët nuk ishin nga
Foto

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në një lokal në Maliq. Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar nuk janë nga fshati Pirg, ku ka ndodhur plagosja. Viktima bëhet me dije se është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

Xhejo fatkeqësisht nuk ka rritur tiu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50. Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

 

vrasja e erald xhejos ne maliq

Sondazh

Poll