Aktualitet

U arrestua një ditë pas vrasjes së Lulzim Vishës/ Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin, nuk u gjetën prova që 37-vjeçari ka lidhje me ekzekutimin

Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri.

14 Gusht 2025, 16:08 Nga N.F

U arrestua një ditë pas vrasjes së Lulzim Vishës/ Gjykata e

Vendi ku u vra Visha

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar Eduart Lamin, i cili u prangos pas vrasjes së Lulzim Vishës si autor i dyshuar. Lirimi i Lamit vjen disa muaj pasi ai u arrestua. Mësohet se lirimi ka ardhur pasi autoritetet nuk gjetën prova të cilat provojnë se Eduart Lami ka lidhje me vrasjen e Vishës.

Lami u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se gjatë seancës u konstatua se ai i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. 

48-vjeçari Lulzim Visha më 24 janar 2025 u gjet i vrarë në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 12 gëzhoja pistolete. Një ditë pas ngjarjes policia ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

vrasja e lulzim vishes

Sondazh

Poll