Aktualitet

Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/ Flakët marrin përmasa masive, terreni i thyer vështirëson operacionin, pritet ndërhyrja me helikopter

aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.

14 Gusht 2025, 10:57 Nga E. D
Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/
zjarri

FUSHË- ARRËZ- Situata e zjarreve vijon të jetë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz, pasi flakët kanë marrë përmasa masive. Aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.

Terreni i vështirë, e ka bërë të pamundur futjen e zjarrfikëseve, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit. Ndërkohë në bashkitë e tjera të Qarkut të Shkodrës, situata me zjarret duket më e qetë.

Në Bashkinë Shkodër, nga raportimet e vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.

 

zjarri ne fushearrez

Sondazh

Poll