Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan/ Një “Mercedes” dhe një “Citroen” përplasen kokë më kokë, përfundon në kanal njëri mjet

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

13 Gusht 2025, 22:58 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Levan/ Një “Mercedes” dhe
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Levan. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur kokë më kokë. 

Mjetet e aksidentuara janë një mjet tip “Mercedes” dhe një “Citroen”. Pas përplasjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

aksident në aksin fier-levan

Sondazh

Poll